Rama mbledh deputetët, zbardhen dy urdhrat para zgjedhjes së Metës President

Apr 28, 2017 | 10:52
SHPËRNDAJE

Kreu i PS-së, Edi Rama, njëherësh kryeministër i vendit ka mbledhur per me shume se 60 minuta grupin parlamentar socialist.

Edi Rama ne mbledhje grupi PS
Edi Rama ne mbledhje grupi PS

Mbledhja ka nisur paradite dhe vjen pak kohë para se Kuvendi të zhvillojë raundin e katër të zgjedhjes së presidentit të ri, tashmë me një emër të qartë, e për të cilën PS dhe vetë Rama e ka dhënë që dje votën.

Sic raporton edhe News 24, dy kane qene porosite e prera te kreut te socialisteve per deputetet.

Porosia e pare ka qene qe te gjithe deputet, pa perjashtim, te jene ne seancen e sotme parlamentare ku do te votohet per Ilir Meten. Rama ka kerkuar qe te mos kete asnje mungese apo rrjedhje votash ne kete votim.

Ndersa porosia e dyte ka qene per zgjedhjet e 18 Qershorit. Ai i ka kerkuar deputeteve qe ta transmetojne edhe ne baze qe ne 18 qershor te mos kete asnje shkelje ne procesin zgjedhor dhe asnje skandal gjate votimit.

Ilir Meta do të zgjidhet sot Presidenti i ri i Republikës dhe do të marrë detyrën më 24 korrik.

Maxhoranca i dha fund dje djegies së raundeve pa kandidat për zgjedhjen e Presidentit të ri, pasi priti opozitën në tri raundet e para që të bëhej pjesë e procesit.

Kryeparlamentari Meta mori dje mbështetjen e Kryesisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe të Kryesisë së Partisë Socialiste, për të qenë ai në krye të shtetit shqiptar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura