Ragip Xhaka: Graniti e kishte të pamundur t’i bashkohej Kosovës

Aug 29, 2016 | 8:27
SHPËRNDAJE

Mesfushori kosovar Granit Xhaka do të vazhdojë të luajë për përfaqësuesen e Zvicrës.

xhaka

Xhakës, 23-vjeçar, kalimin në përfaqësuesen e Kosovës ia ka mohuar shtëpia botërore e futbollit, FIFA.

Kështu të paktën ka thënë të dielën për gazetën babai i Granitit, Ragipi.

Ai ka bërë të ditur se edhe Taulanti, vëllai i madh i Granitit, do të vazhdojë të luajë për Shqipërinë, shkruan sot Koha Ditore.

Ragip Xhaka më shumë flet për Granitin, për të cilin thotë se ka qenë edhe interesi më i madh i Federatës së Futbollit të Kosovës.

Ragip Xhaka ka treguar se ka pasur biseda të rregullta me kryetarin e FFK-së, Fadil Vokrri, nënkryetarin Bekim Haxhiu dhe selektorin Albert Bunjaki për çështjen e Granitit.

Por, ai thotë se ndërrimi i përfaqësueseve ka qenë i pamundur, meqë një gjë të tillë nuk e lejon FIFA.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura