“Propozimin për martesë mund …”- DJ Sardi i ka dhënë fund beqarisë? Publikon foton, por kapet detaji që nxiti dyshimet

May 25, 2020 | 14:03
SHPËRNDAJE

DJ Sardi ka pranuar se është në një lidhje serioze. Por ai refuzon të japë më shumë detaje duke e mbajtur jetën e tij personale shumë private.

Pak ditë më parë gjatë një interviste, ndërsa u pyet për lidhjen ai tha se mund ti ketë bërë vajzës që i ka rrëmbyer zemrën propozimin për martesë.

“Kur të vijë momenti do ta them. Shumë shpejt do e them. Është serioze lidhja. Jam tip romantik propozimet edhe mund ti kem bërë e si ka marrë vesh njeri. Kjo është jeta ime private,”- tha ai në emisionin “Mes Yjesh” në RTV Ora.

Dhe duket se me të vërtetë Dj Sardi i ka bërë propozimin për martesë të dashurës së tij dhe i ka dhënë fund beqarisë.

Dyshimet u nxitën pasi ai publikoi një foto në plazh dhe në gishtin e martesës ka një unazë floriri.

“Buke, djath, domate ne ?”- shkroi ai në përshkrimin e fotos.

Ndërsa ka vendosur që të mos i përgjigjet thashethemeve nëse i ka dhënë fund apo jo beqarisë.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura