Prej 5 ditësh rezulton i zhdukur, nëna denoncon në polici: Iku dhe nuk u kthye, më tha se do shkonte tek…

Jan 6, 2023 | 17:14
SHPËRNDAJE

Ferit Sakaj, 32 vjeç nga Reskoveci rezulton i zhdukur që prej 5 ditësh. Kanë qenë familjarët ata që kanë bërë denoncimin në polici.

policia-arrestim

E ëma e 32-vjeçarit ka pohuar se djali kur ishte larguar i kishte thënë se do të shkonte tek e motra në Fier, pasi ajo ka një vajzë të martuar në Fier, dhe nuk është kthyer më.

Kunati dhe motra e të humburit që prej vitesh jetojnë emigrantë në Greqi, pohojnë se një ditë më parë familjarët e tij kishin shkuar në policinë e Roskovecit ku edhe kanë bere denoncimin.

Situata bëhet edhe më e rëndë sepse një tjetër djalë i kësaj familjeje, Ergis Sakaj 14-vjeç është mbytur në lumin Seman në gusht të vitit 2022.

Njoftimi i policise

Fier / Në datë 05.01.2023, në Komisariatin e Policisë Fier, shtetasja Z. S., 51 vjeçe, banuese në Suk 1, Roskovec, ka kallëzuar se djali i saj, 32 vjeç, është larguar nga banesa në datë 02.01.2023 dhe nuk është kthyer më. Punohet për gjetjen e tij.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura