Policia i vë prangat djalit që dogji pemën e Krishtlindjes gjatë protestave, çfarë u zbulua tjetër në kryeqytet

Dec 23, 2020 | 10:28
SHPËRNDAJE

Policia e Tiranës arreston djalin që dogji pemën e Krishtlindjes gjatë protestës më 9 dhjetor. 

Foto ilustrim
Foto ilustrim

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit O. Xh., 22 vjeç, pasi më datë 09.12.2020, gjatë protestës së zhvilluar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” i ka vënë flakën pemës së Krishtlindjeve”, thuhet në njoftim.

Në pranga u vu edhe shtetasi D. L., 45 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Dhuna ne familje”, pasi në rrugën “Dëshmorët e Fekenit”, në gjendje të dehur dhe në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka ushtruar dhunë psikologjike në prezencë të dy fëmijëve, ndaj bashkëshortes, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. K., 45 vjeç, pasi në rrugën “Loni Ligori”, ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij të mitur dhe për të shmangur shoqërimin e tij, ka goditur për shkak të detyrës punonjësin e Policisë.

 

Sakaq, specialistët në Komisariatin Nr. 6 ndaluan shtetasin E. L., 34 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi R. C., 21 vjeç, pasi më datë 11.12.2020, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur mjetin motor në pronësi të shtetasit I. L.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. H., 27 vjeç, pasi në rrugën “Shemsie Haka”, gjatë kontrollit fizik iu gjet e u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike kokainë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. K., 28 vjeç, pasi i ka vjedhur telefonin shtetasit G. Gj.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. B., 67 vjeç, për veprat penale “Prishja e qetësisë publike” dhe “Vjedhja”.

 

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. S., 32 vjeç, pasi në rrugën “Sulejman Pasha”, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.61 mg/l.

Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura