Plumb kokës studentes që e refuzoi, flet shoku i autorit: Ne e dinim që ai…

Jan 22, 2018 | 19:40

Të vetmit që kishin dijeni mbi dashurinë e Aldisonit per Arielën ishin shokët e tij. Duket se ai ka qene i rezerzuar me familjen e vet, por jo me ate te vajzes, te ciles i kishte shprehur interesin e qarte qe kishte ndaj studentes se Juridikut.

ariela-dhe-aldison

“Panorama” shkruan se nje nga shoket e ngushte te djalit, me inicialet A.G. tregon se Aldisoni nuk ishte nga ata djem që mund të kryente një vrasje.

Sipas tij, mund ta ketë kryer krimin në kushte të rënda psikologjike. “Unë i njihja familjarisht. E kisha shok Aldon. Ai ishte djalë i qetë dhe nuk i binte njeriu në qafë. E dinim që e donte atë vajzën. Që kur ishin në gjimnaz, Aldo e ngacmonte dhe kish rënë në dashuri me të. E kishte seriozisht, mesa dija unë. Nuk fliste shumë për gjërat e tij, por vajzën e ka dashur qysh në shkollë të mesme”, shprehet ai.

PANORAMA

© Panorama.al

Te lidhura