Plagosja e Fredi Kokoneshit, e paralajmëruar? Përgjigjet Prokurori i Lushnjës: Ngjarja është dinamike dhe…

Nov 11, 2022 | 11:05
SHPËRNDAJE

Policia dhe Prokuroria e Lushnjës kanë bërë një deklaratë për mediat nga ambientet e Spitalit, ku aktualisht ndodhet kryebashkiaku i Divjakës, Fredi Kokoneshi, i cili u plagos me thikë Orgest Xhelili.

I pyetur nga gazetarët nëse plagosja e tij ishte e paralajmëruar, prokurori u shpreh se ngjarja është në zhvillim e sipër dhe informacionet e plota do të publikohen pas hetimeve.

“Sikurse e deklaroi edhe drejtori i qarkut janë organizuar grupet hetimor, janë kryer perimet hetimore dhe ngjarja është dinamike. Do ju njoftojmë në vijimësi për ngjarjen”, tha Prokurori.

DEKLARATA E POLICISE

Rreth orës 09:30, në afërsi të bashkisë Divjakë, shtetasi O. Xh., 46 vjeç, dyshohet ka goditur me mjet prerës, shtetasin F. K., me detyrë Kryetar i bashkisë Divjakë dhe shoferin e tij, shtetasin G. B., 45 vjeç. Të  dëmtuarit janë transportuar menjëherë dhe po marrin ndihmë mjekësore, në Spitalin Rajonal Lushnjë.

Falë veprimeve të shpejta operacionale të shërbimeve të Policisë, është kapur dhe shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale, shtetasi O. Xh., si autor i dyshuar i plagosjes.

Në vendngjarje ndodhen drejtuesit më të lartë të DVP Fier.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura