Peticioni/ Francezët kundër gruas së madhe të Macron: Nuk e duam Zonjë e Parë

Aug 7, 2017 | 12:04
SHPËRNDAJE

Mbi 180,000 franceze kanë nënshkruar një peticion kundër gruas së presidentit francez Emmanuel Macron duke u shprehur kunder zgjedhjes se saj si Zonja e Parë e vendit. Kjo vjen pas nje rënie të shpejtë të popullaritetit të presidentit Macron.

macron

Peticioni në internet në platformën change.org filloi dy javë më parë, duke kërkuar që asnjë fond publik të mos ndahet për rolin e Zonjës së Parë që Macron premtoi të krijojë për gruan e tij Brigitte gjate fushates se tij.

“Brigitte Macron aktualisht ka një ekip prej dy apo tre ndihmësish, si dhe dy sekretarë dhe dy agjentë të sigurisë. Kjo është e mjaftueshme”, thotë peticioni, i cili kishte mbledhur 187,000 nënshkrues deri të hënën.

Peticioni më tej përcakton që nëse debati vazhdon, vendimi mbi të ardhmen e Brigitte Macron në qeveri duhet ta percaktoje një referendum publik.

Franca nuk ka titull zyrtar të Zonjës së Parë (“Premiere Dame”); Bashkëshortja e presidentit luan vetëm një rol kortezie, kryesisht gjatë vizitave zyrtare.

Thierry Paul Valette, artisti “i angazhuar politikisht”, që lançoi peticionin, tha se debati “në asnjë mënyrë nuk e vinte në pikëpyetje kompetencën e saj” dhe u distancua nga polemika e madhe per moshen e saj dhe fakti qe Macron eshtë 25 vjet me i madh.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura