Influencerja Dea Mishel Hoxha është përplasur virtualisht me deputetin socialist Erion Braçe, pas incidentit të ndodhur gjatë protestës së sotme, ku protestuesit hodhën vezë ndaj makinës së deputetit.
Dea Mishel ka komentuar me ironi në një postim të Braçes, duke iu referuar sulmit me vezë ndaj automjetit të tij.
“Erion mirëdita, si je? Vinte shumë erë vezë makina? E lave vetë apo në servis? Apo e ke lënë për momentin? Kujdes se thahet dhe mezi e heq pastaj. Është e keqe veza. Po ashtu, mos ke nevojë të të çojmë për ndonjë grafi? Mos ke thyer gjë? Se si dihet goxha sulm ishte. Më vjen keq. Të përshëndes”, ka shkruar Hoxha.
Pas këtij komenti, deputeti Erion Braçe i është përgjigjur shkurt: “@deamichellee aaauuuu, je larë ti?!”
Më pas, influencerja ka publikuar një screenshot të shkëmbimit të komenteve dhe ka reaguar sërish ndaj përgjigjes së deputetit.
“Deputeti i dytë që e çon muhabetin në ofendime personale dhe më bën block. Me një të koment ky s’mbajti fare, të paktën asaj tjetrës i kisha bërë video e kuptoj. Më zhgënjeve pak Erion”, ka shkruar Dea Mishel.
Ajo ka shtuar me ironi se po mbledh reagime të tilla nga politikanët, pasi më parë ka pasur edhe një përplasje me deputeten tjetër socialiste, Zegjine Caushi.
“Po i mbledh si pokemona, brenda muajit dua 10 të tjerë”, u shpreh ajo, ndërsa ka bërë edhe një thirrje për pjesëmarrje në protestë, duke shkruar: “Shifemi te Kryeministria btw në protestë”.
Postimi i Deas: Deputeti i dyte qe e con muhabetin ne ofendime personale dhe me ben block. Me nje tek koment ky smbajti fare, te pakten asaj tjetres i kisha bere video e kuptoj..☹️me zhgenjeve pak Erion. ☹️☹️☹️☹️ Po i mbledh si pokemona brenda muajit dua 10 te tjere.
Njs e postova qe te kuptoni nivelin e intelektualeve tane, shifemi te kryeministria btw ne proteste, Repeal law 21/2024 puqqq
© Panorama.al













