“Opozitë e shitur!”- Protestuesit marshrojnë pranë selisë së demokratëve: PD, PS, klysha komunistësh! Rama n’burg, Berisha n’burg!

Jun 30, 2026 | 22:13

Gjatë marshimit të protestës së 31-të radhazi në Tiranë, qytetarët kanë kaluar pranë selisë së Partisë Demokratike, ku kanë shoqëruar kalimin me thirrje kundër forcave politike.

Protestuesit kanë brohoritur kundër opozitës, duke dëgjuar thirrjet: “Opozitë e shitur!”, si dhe “PD, PS, klysha komunistësh!”.

Gjatë marshimit në rrugët e kryeqytetit janë përsëritur edhe sloganet e protestave të mëparshme: “Rama n’burg, Berisha n’burg!”.

Protesta e 31-të vijon me marshimin e qytetarëve në disa akse të Tiranës, pas fjalimeve të mbajtura më herët para Kryeministrisë, ku aktivistët kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Screenshot 2026-06-30 220936Screenshot 2026-06-30 221233

© Panorama.al

Te lidhura