Përdori vetë ilaçin e malarjes kundër koronavirusit të sugjeruar nga Trump, 60 vjeçari gjen vdekjen

Mar 24, 2020 | 8:27
SHPËRNDAJE

Një burrë nga Phoenix ka vdekur dhe gruaja e tij eshte në gjendje kritike pasi perdoren fosfat klorokuin, (chloroquine) për të vetë-kuruar koronavirusin, raportojne mediat e huaja,  duke shtruar se behet fjale per ilacin  kundër malarjes që është përkrahur nga Presidenti Donald Trump si një trajtim për COVID-19.CHINA NANTONG COVID-19 DRUG

Banner Health tha të hënën se çifti në të 60-tat u sëmurën brenda gjysmë ore nga pirja e ilacit. Burri nuk shetoi dot dhe gjeti vdekjen kurse gruaja eshte ne spital.

“Duke pasur parasysh paqartësinë rreth COVID-19, ne e kuptojmë se njerëzit janë duke u përpjekur të gjejnë mënyra të reja për të parandaluar ose trajtuar këtë virus, por vetë-mjekimi nuk është mënyra për ta bërë këtë,” tha Dr. Daniel Brooks.

“Gjëja e fundit që ne duam tani është të përmbysim departamentet tona të urgjencës me pacientë që besojnë se gjetën një zgjidhje të paqartë dhe të rrezikshme që mund të rrezikonte potencialisht shëndetin e tyre.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura