Opozita homazhe te Dëshmorët, Basha: Bashkëpunim për interesat kombëtare

Nov 28, 2013 | 10:50
SHPËRNDAJE

TIRANE- Opozita zhvilloi homzhe te Varrezat e Deshmoreve  ne nderim te 28 Nentorit, Pavarësise se Shqipërisë dhe Ҫlirimit te Atdheut

Kreu i PD-se, Lulzim Basha, ish kryeministri Berisha dhe deputete te djathte kane kryer homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në monumentin e Nënës Shqipëri.

“ Ne festojmë sot ditën e Flamurit e të Pavarësisë, shprehim mirënjohjen ndaj çdo shqiptari patriot, përulemi para atyre mijëra dëshmorëve që u flijuan në shekuj për ditën e madhe të Pavarësisë,që u flijuan për bashkimin kombëtar”- tha Basha pas homazheve.

Ai theksoi se ne kete dite kujtohet vepra e atyre, qe mbeten përjetë të pavdekshëm.

“Kujtojmë babain e Pavarësisë, Ismail Qemalin dhe të gjithë bashkëpuntëorve të tij, përkundër sfidave arritën të shpallin pavarësinë në Vlorë. Kujtojmë sakrificën e qindra mijëra shqiptarëve të tjerë, kujtojmë sakrificën e mijëra dëshmorëve të luftës, që dhanë jetën për çlrimin e Shqipërisë dhe për rrugëtimin e saj për lirinë e demokracinë. Kujtojmë bijtë e shqipes në Kosovë, Preshëve e Maqedoni që dhanë jetën e tyre për lirinë e Kosovës, për pavarësisnë e saj. Përkulemi me nderimin më të thellë ndaj kësaj sakrifice”- tha Basha.

Sipas tij, sakrificat nuk mbarojmë me aktet e mëdha, ato duhet të vazhdojnë. “Për të lënë mënjanë interesat meskine, e për bashkëpunuar për interesat kombëtare. Akti i djeshëm i miratimit të rezolutës nga PD për mbështetjen e statusit, mos të mbetet një akt simbolik dhe i veçuar, uroj që ky akt të ketë ndërgjegjësuar klasën politike. Gëzuar 28 Nëntorin! “ – tha Basha.

Pas homazheve ne nderim te te reneve per liri, vijohet me homazhe te memoriali i Komandantit legjendar Adem Jashari dhe te shtatorja e Ismail Qemalit.

Aktivitetet festive

Nderkohe qe sheshet dhe parqet do te jene ne dispozicion te te gjithe qytetareve, te rinj, femije e te rritur, sipas interesit per t’iu bashkuar gezimit dhe kremtimit te kesaj dite.

 

Kalendari

 

  1. Homazhe tek varrezat e dëshmorëve

Orari:             10:00

Vendodhja:    Varrezat e Dëshmorëve

 

 

  1. Homazhe nderi tek memoriali i Komandantit legjendar adem jashari

Orari:             11:00

Vendodhja:    Rr. e Durrësit, përballë shkollës “Qemal Stafa”, pranë bllokut të Ambasadave

 

 

  1. Panair në rrugën pedonale “Murat Toptani”

Orari:             09:00 – 21:00

Vendodhja:    Përgjatë rrugës pedonale “Murat Toptani”

 

  1. lojra popullore

Ky aktivitet do të zhvillohet në ambientet e parkut “Rinia”, duke u bërë kështu pika e takimit mes të rinjve, adoleshentëve dhe qytetarëvë të Tiranës që duan të ndajnë mes tyre dinamikën e lojrave popullore, të inkuadruar nga animatorë profesionistë.

Orari:             11:00 – 21:00

Vendodhja:    Parku “Rinia”

 

  1. Ekspozita fotografike, me rastin e ditës së pavarësisë së tiranës si dhe me foto historike të tiranës

Ekspozita fotografike me momentet më të rëndësishme historike të festimeve të kësaj dite në Tiranë dhe momente të tjera të rëndësishme ndër vite të lidhura me këtë ditë, në bashëpunim me Arkivin e Shtetit.

Hapja në datën 26 Nëntor, me fotot që i përkasin qytetit të Tiranës, ku do të përfshihen foto të viteve 1912 – 1920, të vendodhjes ku është ngritur flamuri. Kjo ekspozitë e hapur më datë 26 Nëntor, me rastin e ditës së Pavarësisë së Tiranës do të vazhdojë deri në datë 28 Nëntor, në ambientet e qendrës TEN.

Orari:             09:00 – 16:00

Vendodhja:    Qendra “Ten”

 

 Ansambli i tiranës

 

Ansambli i Tiranës do të performojë valle të të gjitha krahinave, për t’i shtuar frymën festive të gjithë qytetarëve të cilët do të mbushin rrugët në qytet, për të festuar Pavarësinë e Shqipërisë.

 

  • Sheshi para Galerisë Kombëtare         12:00 – 13:00
  • Sheshi para Vëllezërve Frashëri          11:00 – 12:00

 

Orari:             11:00  – 13:00

Vendodhja:    sheshi para Vëllezërve Frashëri, sheshi para Galerisë Kombëtare.

 

 

  1. Banda e Qytetit

 

Banda e qytetit do të performojë një sërë këngësh patriotike si dhe një repertor të përzgjedhur enkas për këto festime, përgjatë rrugës pedonale “Murat Toptani” dhe bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

 

Orari:             11:00 – 13:00

Vendodhja:    Rr: “Murat Toptani” dhe Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, (aktivitet lëvizës).

 

 

  1. Këndi i fotografisë

 

Aktorët e Teatrit të Metropolit do të vishen me veshje të personazheve historike, si Ismail Qemali, Isa Boletini, Luigj Gurakuqi, etj.  në një background me imazhe që të kthejnë në kohë, në vitet e ngritjes së flamurit dhe do të krijojnë kështu këndin e fotografisë, ku qytetarët do të mund të bëjne foto me këto personazhe.

 

Orari:             11:00  – 13:00 dhe 16:30 – 18:00

Vendodhja:    Trotuari përpara Galerisë së Kombëtare të Arteve

 

 

  1. Shfaqje Filmi historik

 

Në ambjentet e qendrës TEN, “Poli Artistik i Tiranës” do të organizojë shfaqen e filmave dokumentar “Himni i Flamurit” dhe “Unë jam Ismail Qemali”, për të plotësuar mozaikun e festimeve.

 

Orari:             10:00 – 12:00 dhe 14:00 – 16:00

Vendodhja:    Qendra TEN

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura