Pas largimit të Ben Blushit, ja kush do të drejtojë partinë LIBRA

SHPËRNDAJE

Një ditë pas dhënie së dorëheqjes nga drejtimi i LIBRA-s dhe largimit nga politika të Ben Blushit, është ri mbledhur struktura e kësaj force politike e cila ka përcaktuar edhe drejtuesin e ri.

Libra

Në një publikim në faqen zyrtare në ‘facebook’ LIBRA bën me dije se gjatë mbledhjes së bërthamës u komunikua vendimi i Komisionit të Etikës për përjashtimin e Mimoza Havizit dhe u diskutua largimi i ish-drejtuesit Ben Blushi.

Në bazë të statutit shkruhet në postim drejtimi i partisë LIBRA do të kryhet nga Endri Tafani.

Postimi i plotë:

Njoftim LIBRA për mbledhjen e Bërthamës

Në mbledhjen e mbajtur datë 20 Janar 2018 u krye kostituimi i Bërthamës së re të dal nga zgjedhjet e fundit të Forumit LIBRA. Bërthama e re, bazuar në statutin e ri të miratuar në mbledhjen e forumit datë 14 Janar 2018, vendosi si më poshtë:

  1. Nënkryetar i partisë zgjidhet Z. Endri TAFANI;
  2. Komisioni i Etikës, zgjidhen 5 anëtarët: Gerta Skënderi, Lumturi Papa, Gent Mucollari, Ervin Terziu dhe Gent Karalliu;
  3. Komisioni i Garancive Statutore, zgjidhen 5 anëtarët: Merita Shimaj, Erion Kanxheri, Gani Bendo, Klodiana Lasku dhe Arbër Ndregjoni;
  4. Bërthamës së re ju komunikua vendimi i Komisionit të Etikës LIBRA, të marrë datë 13 Janar 2018 per perjashtimin e znj Mimoza Hafizi per shkelje te renda.
  5. Administratori i LIBRAs rikonfirmohet Zj. Matilda BEQIRI;

Gjatë mbledhjes u shqyrtua dhe rasti i tërheqjes së Z. Ben BLUSHI.

Në bazë të statutit, për shkak të tërheqjes së Kryetarit Z. Ben BLUSHI, drejtimi I partisë LIBRA do të kryhet nga Z. Endri TAFANI.

688cd7ac-67da-4c89-b61d-7fcdb9d4b6b1

Te lidhura

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.