Pas 9-vitesh martesë, modelja e famshme zbulon se është në pritje të ëmbël

Aug 14, 2019 | 17:56
SHPËRNDAJE

Modelja e njohur, Alshey Graham, është në pritje të ëmbël. Lajmin e bukur e ka zbuluar vetë ajo nëpërmjet një postimi në “Instagram”, ku ka publikuar një video ku shfaqet së bashku me bashkëshortin dhe tregon barkun e rrumbullakosur.

Alshey Graham3

Ky është fëmija i parë i Alshey-t dhe Justin Ervin, të cilët kanë plot nëntë vite të martuar. E pikërisht në përvjetorin e martesës së tyre, ata vendosën që të zbulonin se do të bëhen prindër për herë të parë.

Alshey Graham

“Sot 9 vite më parë, unë u martova me dashurinë e jetës time. Ka qenë rrugëtimi më i bukur me personin tim të preferuar. Sot, ndihem po kaq e bekuar, mirënjohëse dhe e ngazëllyer për të festuar me familjen tonë që po rritet. Gëzuar përvjetorin Justin Ervin. Tani jeta jonë do të bëhet dhe më e bukur”, ka shkruar ajo krahas videos.


Nga pamjet, duket se modelja e famshme është në muajt e fundit të pritjes së ëmbël.

Alshey Graham1 Alshey Graham2 Alshey Graham4

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura