17 Maj, 2021

Zogu gjigant kthehet pas më shumë se 300 vjetësh në këtë vend


Një zog gjigant pjesë e folklorit irlandez dhe shpesh mbahej si kafshë shtëpiake në kohën mesjetare mund të kthehet në ishull pas një mungese prej më shumë se 300 vjetësh.

_118517103_2dfe867e-d96a-4164-9b0c-8e4a2372c915

Një çift i kësaj specie kanë folezuar në një torfë në Republikën e Irlandës.

Shpresohet se ato mund të jenë speciet e para që shumohen në Irlandë për shekuj me radhë. Vendndodhja duket se do mbetet konfidenciale për të mbrojtur zogjtë.

Ekologu kryesor i kompanisë, Mark McCorry, tha se kthimi i çiftit të këtij shpendi për fole ishte shumë i rëndësishëm.

“Ndërsa kemi këta zogj që vijnë në Irlandë gjatë dimrit, ne zakonisht nuk i kemi parë në sezonin e shumimit. Kështu që vitin e kaluar, kur u zbuluan, ata ishin çifti i parë që ishin në një fole gjatë sezonit të shumimit. Pra, është me të vërtetë një tregues i shkëlqyeshëm se ata duken sikur janë gati të ri-kolonizojnë Irlandën përsëri. Është një specie shumë ikonike në Irlandë, është shumë e lidhur edhe me folklorin – ka shumë histori rreth tij”, tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al