19 Gusht, 2021

Zi në familjen e këngëtares Eliza Hoxha, ndahet nga jeta personi i saj i shtrenjtë! Në muajin mars kërkoi ndihmë për ta shpëtuar nga COVID


Është ndarë nga jeta babai i këngëtares dhe deputetes kosovare, Eliza Hoxha.

Lajmi për ndarjen nga jeta të muzikantit Shefqet Hoxha u dha nga vetë Eliza Hoxha dhe vëllai i saj në një postim në rrjetet sociale.

eliza hoxha1

“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se sot me datë 19.08.2021 ndërroi jetë Babai, Gjyshi dhe i dashuri ynë Shefqet Hoxha.

Njoftojmë familjarët, miqtë, kolegët dhe të gjithë dashamirët se varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në varrezat e Prishtinës në Arbëri (Dragodan) me ikindi në ora 16:30”– shkruhet në postim.

eliza hoxha shefqet hoxha1

Kujtojmë që në muajin mars të këtij viti, deputetja PDK-së njoftoi se babai i saj ishte në gjendje të rëndë shëndetësore pasi ishte infektuar me COVID-19.

Në një postim në Facebook në atë kohë, ajo kërkoi ndihmë nga qytetarët për ti siguruar plazmën e gjakut që i nevojitet të atit.

eliza hoxha shefqet hoxha

“E kemi me urgjencë të sigurojmë plazmën e gjakut për babin, andaj persona që kane vullnetin e mire dhe sapo e kane kaluar Covidin e që e kanë grupin e gjakut A-Pozitiv apo A-Negativ të lajmërohen në QKUK, Transfuzionin e gjakut për dhurim nesër e pasnesër deri ne ora 14:00. Na duhen dhurues me minimum 50+ antitrupa. Ju falënderoj paraprakisht për vullnetin e mirë dhe ndihmën”- shkroi ajo.

eliza hoxha 2

Eliza Hoxha gjatë intervistave ka treguar se frymëzimin për t’u marrë me muzikë e kishte marrë nga babai i saj.

Madje ai ka qenë kompozitor dhe tekstshkrues i shumë këngëve të saj kur ishte fëmijë, periudhë kur sapo kishte nisur rrugëtimin e saj muzikor.

/PANORAMAPLUS.AL

eliza hoxha1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al