21 Nëntor, 2022

“Zgjohet natën sepse do të bëjë…”/ Almeda Abazi zbulon publikisht detaje nga marrëdhënia e saj me Tolghan Sayisman


Ish-Missi shqiptar Almeda Abazi dhe partneri i saj turk Tolgahan Sayisman, kanë zbuluar së fundmi disa detaje të cilat nuk i dinim rreth marrëdhënies së tyre.

Çifti ishin të ftuar në “Zemër Luana” dhe gjatë programit Almeda u vendos përpara një pyetësori, duke treguar kështu një ‘sekret’ të partnerit të saj.

“Cili prej tyre çohet natën sepse do që të bëjë dashuri?”, ishte pyetja, të cilës Almeda iu përgjigj duke ngritur jastëkun me fytyrën e aktorit.

Kaq mjaftoi dhe në sallë shpërthyen të qeshurat.

Kujtojmë se çifti i njohur janë prindër të dy fëmijëve, ndërsa pak kohë më parë Almeda ka shprehur dëshirën për t’i rritur të vegjlit e saj me kulturën dhe gjuhën shqipe.

Në një intervistë të dhënë më parë Almeda tregoi se sa shumë ajo dhe partneri i saj e duan Shqipërinë dhe kanë menduar të blejnë një shtëpi pasi dëshiron që muajt e verës t’i kalojë në vendlindjen e saj.

“Sigurisht, dhe mund të them që e kemi vendosur dhe shumë shpejt do e kemi sepse dhe Tolga e pëlqen shumë Shqipërinë dhe ndihet shumë i lumtur dhe komod atje. Ëndrra ime është që muajt e verës t’i kaloj në Shqipëri me fëmijët sepse dua shumë që t’i rris me traditat dhe gjuhën shqipe.”, ka treguar Almeda.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al