18 Korrik, 2022

“Zemra e vllait, krejt botën ma përmbyse”- Stresi i prekur nga vdekja e Brilant Martinaj, publikon bisedën e fundit me 22-vjeçarin


Këngëtari Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit Stresi, ka reaguar në lidhje me vrasjen e mikut të tij Brilant Martinaj.

 

Përmes një postimi në Instastory, Stresi ka ndarë bisedën e fundit me Martinaj, ku shihet se ata janë shumë të afërt me njëri tjetrin.

stresi 1

“Zemra e vllait, krejt botën ma përmbyse”, shkruan Stresi në mbishkrimin e fotos.

Pak më herë u publikua dhe një video ku këngëtari shihet nën shoqërinë e Martinaj në një berberhane në Kosovë.

Kujtojmë se 22-vjeçari u ekzekutua në një atentat së bashku me miqtë e tij Besmir Hoxha dhe Diklen Vata.

Ndaj makinës me të cilën lëviznin tre të rinjtë u qellua me breshëri kallashnikovi rreth 60 herë, duke bërë që mjeti të shpërthente në flakë. Në të u dogjën brenda Martinaj dhe Hoxha, ndërkohë që Vata mundi të dalë nga makina, por që nuk u la i gjallë nga atentatorët të cilët u kthyen dhe e ekzekutuan.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al