26 Prill, 2018

Zbuloi tradhtinë e bashkëshortit, gruaja vret politikanen e njohur


Një ish-politikane është qëlluar për vdekje nga bashkëshortja e të dashurit të saj, në një shtëpi në periferi të Filadelfias, para se sulmuesja të kthente armën nga vetja.

Jennair Gerardot dhe Meredith Chapman

48-vjeçarja Jennair Gerardot hyri në banesën e 33-vjeçares Meredith Chapman, ku e priti të kthehej në shtëpi pasditen e të hënës.

Investiguesit janë shprehur se ajo mund të ketë vënë maskë. Gerardot i ka dërguar një mesazh burrin të saj duke i treguar për planin që kishte.

Të dyja femrat kishin ndërruar jetë kur policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, pasi ka marrë një telefonatë në 911.

Detektivët kanë treguar se trupi i pajetë i gruas që ka qëlluar është gjetur në kuzhinë, jo shumë larg viktimës tjetër Chapman. Gjithashtu thuhet se dy plumba janë qëlluar.

Ndërkohë policia vendase ka gjetur jashtë shtëpisë edhe bashkëshortin Mark Gerardot. Ky i fundit kishte planifikuar që të takonte të dashurën e tij për darkë atë mbrëmje, por ishte shqetësuar kur ajo nuk kishte shkuar, kanë zbuluar hetuesit.

Duke përmbledhur të gjithë ngjarjen, policia vendase sqaron: “Kemi një burrë të martuar që kishte një lidhje jashtëmartesore me këtë grua. Bashkëshortja e tij ishte “duke pritur” për viktimën, pasi e dinte për tradhtinë dhe se gjithçka ishte e planifikuar”.

Meredith Chapman e cila ishte gjithashtu e martuar, kandidoi si një republikane për Senatin e Shtetit në Delaware në vitin 2016, por pa sukses.

Përktheu: Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al