27 Gusht, 2021

VIDEO/ Zbulohet sozia e Cardi B, ja videoja e vajzës që u bë virale në rrjet brenda pak kohësh


Një video e bërë virale në rrjete sociale ka zbuluar sozinë e këngëtares së famshme, Cardi B.

cardi (2)

Pasi stilistja me qendër në Nju Jork, Claudelande ndau një video të klientes së saj, Ashley, me këngën “Up” të reperes në sfond, njerëzit nisën të komentonin se personi i ulur në karrige në fakt është Cardi B, shkruan “Allure”.

 

Videoja u postua fillimisht në “TikTok” më 12 gusht, por disa versione të saj kanë qarkulluar edhe në “Twitter” dhe “Instagram”. Detajet e vetme që e dallojnë Ashley-n nga reperja me famë botërore janë piercing që ka në hundë dhe tatuazhi në krah.

cardi b

Një përdorues i “TikTok” shkroi “Mendova se ishte Cardi pa grim”.

Ashley thotë se kjo nuk është hera e parë që dëgjon njerëz që e krahasojnë me Cardi B. Në fakt, asaj i ka ndodhur disa herë që nga viti 2015, kohë kur reperja iu bashkua kastit të “Love & Hip Hop: New York” dhe më pas u bë e famshme.

cardi b

Kudo që shkoj, dëgjoj njerëzit që thonë ‘ajo duket si Cardi B’. Ata e thonë nën zë, por unë mund ta dëgjoj,”- tha ajo.

Unë përpiqem të gjej ngjashmërinë sa herë që dikush ma thotë këtë, por nuk e shoh,“shtoi ajo.

Ajo nuk priste që videoja e Claudelande të bëhej kaq virale. Fatmirësisht, ajo tregon se shumica e komenteve kanë qenë të mira.

cardi (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al