17 Tetor, 2022

Zbulohet lidhje e re e Adriana Matoshit?


Dy këngëtarët e muzikës shqiptare Drilon dhe Beslira kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë. Dasma e tyre u mbajt në Prizren, afërsisht me  300 të ftuar, nuk mungonin dhe fytyra publike. Aktorja dhe deputetja Adriana Matoshi ishte e pranishme. Foli për  Prive për miqësinë me çiftin teksa pati dhe një urim. Rrugës gjatë bisedës i rrëshqiti një informacion i ri. “Jetës  nuk i dihet, jam shumë e lumtur”,- tha deputetja duke lënë në pikëpyetje se a është në një lidhje apo jo.

Para disa kohësh Adriana Matoshi ka folur dhe për ndarjen me futbollistin afrikano-belg, Keith Groeneveld. Ndarja e tyre është konfirmuar nga ky i fundit, i cili kishte dhënë një deklaratë dhe mes shumë gjërash tha se ruan respekt të madh për Matoshin. Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje ka folur për herë të parë për ndarjen në një intervistë për ATV.

Thekson se Keith i ka qëndruar pranë shumë gjatë operacionit, por edhe më përpara. “Jeta është kështu, duhet ta pranosh çdo gjë si rrjedh gjatë jetës. Është e vërtetë, Keith më ka ndenjur shumë afër gjatë operacionit, më ka shikuar shumë. Edhe kur kam qenë keq, edhe përpara kur kam qenë mirë. Jam falënderuese deri në qiell”, u shpreh ajo.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al