7 Mars, 2018

Zbulohet kur do të nisë “Dancing with the stars”, ja kush do jetë bashkëprezantues me Almeda Abazin


Aktorja shqiptare me famë në Turqi do të jetë prezantuesja e këtij sezoni të emisionit të kërcimit “Dancing with the stars”.

Por sigurisht Almeda Abazi nuk do të jetë vetëm në këtë rrugëtim, pasi siç është traditë, ky spektakël prezantohet nga një femër dhe një mashkull.

Ndërkohë “Gazeta Express” shkruan se krah Abazit në “Dancing with the stars” do të jetë edhe moderatori Rudi Hizmo. Gjithashtu bëhet e ditur se spektakli i kërcimit do të nisë më 23 mars.

Ndërsa thuhet se këtë vit do të ketë ndryshime, pasi do të konkurrojnë personazhe të njohur që kanë qenë në edicionet e mëparshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al