28 Mars, 2024

Zarf i zi për dy vajzat? Degradon në përleshje fizike debati mes Egla Cenos dhe Ilnisa Agollit! Aktorja: Mua nuk më bën ligjin ti…


Debati mes Egla Cenos dhe çiftit Meriton Mjekiqi-Ilnisa Agolli ka degraduar në përleshje fizike në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Teksa aktorja po bënjë një çaj, moderatori i është afruar duke e “tallur” atë, ndërsa në dorë tundte xhezvën që banorja do bënte çajin.

Në një moment Ilnisa e ka gjuajtur Eglën me një letër, ndërsa aktorja i është kthyer duke i ngjuajtur në trup të gjithë tenxheren me ujë.

 

Pjesë nga debati:

Meritoni: Egla (thërret Meritoni duke tundur xhezvën në duar)

Egla: Zemra nuk ta kam kohën tani. Më kupton? Tani po bëj një çaj

Meritoni: Vazhdo

Egla: S’jam duke u marrë me ju sepse jeni fëmijë kopështi

Meritoni: Ilnisë mos bëj kështu të lutem

Ilnisa e gjuan Eglën me letër, ndërsa kjo e fundit merr tenxheren me ujë dhe ia hedh gazetares

Ilnisa: Më lage mikrofonin, o idiote

Egla: Mua nuk më bën ligjin ti, kamorriste e vogël

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al