7 Prill, 2024

Fotot nga paparazzi/ Çfarë po i tregon deputeti në telefon koleges së PD


Nëse do ta shikonim këtë foto në një kontekst tjetër, këta do të ishin dy të rinj që po shijojnë një moment bisede, apo flirti. Por në fakt, personazhet në fjalë janë deputetë dhe kolegë nga kahe të ndryshme politike, ku si rrallë herë, ky moment i ka bërë bashkë.

E kemi fjalën për Florenc Spahon dhe Andia Ullirin, që brenda sallës së Kuvendit, kanë zgjedhur që të jenë disi më të tërhequr se kolegët e tjerë, duke preferuar që mos të flasin shpeshherë, apo mos të kenë një gjuhë të ashpër politike. Por jashtë, krejt ndryshe është realiteti i tyre, ku shpeshherë i kemi parë të dy, që me miqtë e tyre të jenë gjithnjë të përfshirë në biseda.

 

 

Por, duket se edhe mes njëri-tjetrit, Florenci dhe Andia kanë një marrëdhënie të mirë. Për minuta të tëra, të dy kanë qendruar te pjesa para shkallëve, ku vëmendja ka shkuar edhe për telefonin e deputetit, që diçka po i tregonte koleges së tij, ku dhe kjo e fundit e ndjek me shumë vëmendje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al