23 Dhjetor, 2017

Zaimina Vasjari zbulon planin e dasmës VIP, ceremonia pasi të bëhet nënë


Zaimina Vasjari do të bëhet nënë e një vajze, dhe tashmë ky lajm është dhënë gjatë “baby show”-t, që këngëtarja ka organizuar para pak netësh në pritje të ardhjes në jetë të fëmijës së saj të parë. Zaimina publikoi disa foto nga “baby show”-t për fëmijën, që do të sjellë në jetë, duke treguar edhe emrin që i ka vendosur. “Duke festuar ardhjen në jetë të vajzës sime Khloe”, shkruante Zaimina në postimin e saj. Ky emër, që e mban një nga motrat Kardashian, është zgjedhur nga Zaimina për vajzën e saj.

Foto dhe video nga festa speciale ku ishin të pranishëm miqtë VIP të këngëtares, ajo i ka ndarë me ndjekësit në Instastory. Mes këtyre momenteve veçojmë një prej tyre ku Zaiminia u thotë të ftuarve se ”gjithë kjo festë për ‘baby show’-n, po imagjinoni çdo bëhet në dasmën tonë”. Mesa duket, Zaimina dhe partneri i saj Klodian kanë bërë plan të organizojnë një ceremoni dasme VIP, por pasi të bëhen prindër, pra, në 2018-ën. Viti 2017 ishte i rëndësishëm në jetën private të Zaiminës.

Ajo mori unazën e fejesës për 14 shkurt, ditën e të dashuruarve. Prej shumë vitesh bashkë, marrëdhënia e Zaimina Vasjarit dhe të dashurit të saj do të kishte një “fund të lumtur” këtë shkurt, kur ai i propozoi në Maldive. Megjithatë, identiteti i tij ka qenë gjithmonë i fshehur dhe Zaimina nuk e ka prezantuar në fotot e saj në rrjetet sociale, por mësohet se ai është një biznesmen ndërtimesh. 29-vjeçarja, e cila po ashtu ka biznesin e saj të veshjeve, e dha vetë lajmin e fejesës.

“Gjithçka që dua”, ishte komenti që ajo i bëri unazës në snapchat, me të cilën tregoi publikisht se ajo, tashmë, e kishte vendosur cili do të ishte personi, që do të kalojë jetën./Panorama Plus/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al