20 Qershor, 2018

Zaimina Vasjari uron partnerin për ditëlindje me foton intime


Edhe pse kanë vite bashkë, këngëtarja Zaimina Vasjari është treguar gjithmonë e kujdesshme që të mos e ekspozojë shumë në media lidhjen e saj me Klodian Asllanin.

Fotografitë me të në rrjetet sociale janë të rralla. Madje imazhi që Zaimina publikoi kur ishte shtatzënë e Klodi shfaqej teksa mbante duart te barku i saj, bëri menjëherë xhiron e rrjetit.

Por sot Vasjari ka vendosur që të thyej pak rregullat, duke postuar një tjetër foto me të. E këtë e bën pikërisht me rastin e ditëlindjes së tij. Zaimina ka publikuar një foto nga pushimet në Maldive ku çifti shihet në një moment intim, duke u puthur në buzë.

“Kukulla dhe ariu. Gëzuar ditëlindjen dashuria ime”, shkruan Zaimina krah fotos. Ndërsa në Instastory këngëtarja ka bërë edhe një postim tjetër ku i shpreh sërish dashurinë Klodit me fjalët “Të dua Klodian Asllani”.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al