21 Shtator, 2018

Zaimina Vasjari tregon marrëdhënien që ka me vajzat e Klodianit: Nuk kam dashur… (VIDEO)


Këngëtarja e njohur Zaimina Vasjari ka qenë e ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake up”, ku ka folur për jetën e saj profesionale dhe atë private.

Zaimina, e cila prej gati 9-muajsh është bërë nënë për herë të parë, ka folur për dy vajzat e bashkëshortit të saj. Pak kohë më parë, ishte vetë këngëtarja që publikoi në profilin e saj “Instagram”, foto ku shfaqej vogëlushja e saj Khloe dhe dy vajzat e tjera të bashkëshortit të saj, Klodian Asllanit.

Ato ishin fotografuar duke mbajtur në krahë vogëlushen gjatë festës së ditëlindjes së vajzës së vogël, Kristelit.

Ndërsa e pyetur ditën e sotme në emisionin “Wake up” për marrëdhënien që Zaimina ka me dy vajzat e tjera të burrit, këngëtarja është shprehur: “Kam një marrëdhënie jashtëzakonisht shumë të bukur. Ato janë vajzat e bashkëshortit tim, por janë edhe gjaku i vajzës sime dhe motrat e saj. Ato janë pjesë e familjes dhe janë dy vajza të mrekullueshme. Unë nuk kam dashur t’i bëj publike sepse sot mund të aludohet shumë. Unë kam pasur edhe shumë mesazhe jo shumë të këndshme rreth kësaj teme, prandaj dua që privatësia e jetës së tyre të jetë larg vëmendjes së mediave. Me ardhjen në jetë të Khloes ato janë shumë pranë me njëra-tjetrën edhe pse gocat jetojnë jashtë vendit”.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al