19 Tetor, 2017

Zaimina Vasjari shkon tek gjinekologu me veshjen e papërshtatshme, komentuesja ia “plas hapur”


Shtatzënia e saj u përfol muaj më parë, por Zaimina preferoi të mos bëjë asnjë koment rreth këtij lajmi. Por rreth muajit të gjashtë të shtatzënisë, këngëtarja publikoi një foto ku e konfirmoi dhe ku dukej tepër e lumtur për pritjen e fëmijës së saj të parë.

E ndërsa prej atij postimi, Zaimina Vasjari ka vijuar me publikimin e fotove ku tregon barkun e rrumbullakosur. Sëfundmi në profilin e Instagramit, ajo është fotografuar në takimin me mjekun që po kujdeset për të dhe bebin e saj.

Por në këtë foto komentuesve u ka rënë në sy veshja e këngëtares, sipas të cilëve nuk është e përshtatshme. Zai shfaqet e veshur me një fustan të zi dhe taka, e për këto të fundit një komentues e ka pyetur nëse mjeku nuk i kishte thënë gjë, pasi takat në shtatzëni nuk këshillohen.

Megjithatë, Zaimina nuk është prekur aspak nga komente dhe ka vijuar me publikimin e fotove të tjera.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al