24 Shtator, 2019

Young Zerka kapet ‘mat’ me një bionde. Po Ronela?


Megjithëse ata të dy nuk e kanë pranuar asnjëherë që janë çift, janë parë shpesh herë së bashku, shumë të afërt në shoqërinë e njëri tjetrit.

Por mesa duket gjërat paskan ndryshuar për Ronela Hajatin dhe Young Zerkën. Këngëtarja ndodhet në Amerikë ndërsa Zerka duket se po shijon pushimet në krahë të një biondeje mjaft tërheqëse.

Në fotot që ka publikuar ‘lajmi.net’, këngëtari dhe vajza e panjohur deri tani, shihen shumë të afërt me njëri tjetrin.

Bëhet fjalë për një romancë të re apo një klip i ri që do të dalë së shpejti? Kjo mbetet për tu parë në vazhdim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al