30 Maj, 2019

Yllka Mujo dhe Princeshë Elia nuk i rezistojnë ushqimit edhe në ecje


Të jesh personazh publik të ofron mjaft gjëra pozitive, por ka edhe kosto. Një prej tyre është se nuk mund të ecësh në rrugë pa rënë në sy, ose mund të biesh pre e paparazzit.

Kjo i ka ndodhur Yllka Mujos, aktores sonë të famshme dhe së bijës, Elia Zaharisë, aktore, këngëtare dhe bashkëshortja e Princit Leka. Të veshura pothuajse njëlloj, me fustane të gjata dhe mjaft komode, nënë e bijë, porsi dy shoqe, po ecnin në një nga rrugët e qendrës së Tiranës. Në fakt, dy zonjat shihen shpesh bashkë, mesa duket, gjejnë gjithmonë kohë që t’ia dedikojnë njëra-tjetrës.

Yllka dhe Elia janë shprehur edhe në intervista që kanë një marrëdhënie shumë të hapur me njëra-tjetrën dhe shumë speciale. Por detaji që ra në sy në foto është shumë simpatik. Dy zonjat e famshme kishin blerë ushqime të gatshme dhe nuk po rezistonin, por filluan t’i konsumojnë në ecje e sipër. Në fakt, ashtu të shijon më shumë. Kot nuk thonë “street food”, sepse është për t’u ngrënë në rrugë!!!

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al