14 Tetor, 2017

Xhesika Ndoja rikthehet si pornostare, demonstron me radhë stilet e kamasutrës


Brune dhe shumë e palestruar shfaqet këngëtarja Xhesika Ndoja në setin e ri të fotove, të realizuara nga Senad Hallaqi nga Kosova. Me këtë pamje të re ajo do të prezantohet në projektin e ri muzikor këtë vjeshtë, me titullin “69”, që u lançua të premten në mbrëmje.

Në një nga momentet e klipit ajo shfaqet e ulur në një shtrat martesor, por në vend të ndonjë mashkulli, pranë saj shiheshin dy femra me veshje seksi.

Vetë Xhesika me stilin e saj duke si një aktore e kinemasë së nxehtë nga koka te këmbët, nëse i referohemi dhe konteksit të titullit të këngës “69”, një nga stilet e Kamasutrës. Mesa duket, Xhesika ka vendosur të eksperimentojë me këto stile në biznesin e muzikës, duke i sjellë një nga një në projektet e saj.

Kujtojmë që emri më i komentuar në tregun muzikor, jo vetëm për ekzibicionizmin e saj në rrjetet sociale, por edhe për propozimet që ka marrë nga njerëz të rëndësishëm, u bë e njohur me klipin me titull “Kamasutra”, e më pas me duetin “Shoqe bitch” me. Kallashin. Këngëtarja shumë e komentuar për fotot provokuese, ka vendosur të ndryshojë pamjen këtë vjeshtë, ndërsa look-u i saj tashmë është drejt perfeksionit dhe shumë ekstravagant.

Duke hequr dorë nga imazhi i vajzës bionde, me të cilën u identifikua këto vite në tregun e muzikës, tashmë ajo ka errësuar ngjyrën e flokëve dhe ka ekspozuar më shuam linjat. Në disa foto shfaqet me flokët e shkurtra dhe me një dekolte të hapur, në disa të tjera pothuajse gjysmë e zhveshur duke vendosur gjoksin në plan të parë. Pak ditë më parë ajo u komentua në portale për faktin së bëri një postim në Instastory, ndërsa ishte duke numëruar tufat me euro.

Nuk vonuan komentuesit me pyetjet e tyre se si i siguron gjithë këto para. Por për të gjithë Xhesika kishte si sqarim, se në fakt po numëronte eurot për t’ia dhënë borxh deputetit, nisur nga një histori e vjetër, ku u përfol në media për propozimin që i kishte bërë një deputet i Kuvendit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al