14 Janar, 2021

Xhemi Shehu publikon foto pa pikë e grimit dhe duket mahnitëse


Prej disa muajsh, Xhemi Shehu nuk është më pjesë e ekraneve televizive.

Por edhe pse ka vendosur të largohet nga televizioni, moderatorja është mjaft aktive në rrjetet sociale ku ndan me ndjekësit momente nga përditshmëria e saj.

Dhe bukuroshja e ekraneve shqiptare së fundmi publikoi një foto pa make-up, duke treguar bukurinë e saj natyrale.

Në një intervistë së fundmi, Xhemi Shehu është shprehur se vetëm ndonjë çudi shumë e madhe mund ta rikthejë në television.

Mua nuk më kthen asgjë në televizion, përveçse mund të ndodhë ndonjë çudi shumë e madhe!”– u shpreh ajo.

Xhemi Shehu e konsideron këtë ikje nga ekrani për t’u marrë me bizneset e saj që ajo ka drejtuar: palestra, qendra estetike dhe parukeria te Kodra e Diellit.

“Nuk është periudha më e mirë për bizneset, prandaj jam munduar ta marr me qetësi! Po i kushtoj më tepër kohë dhe vëmendje familjes dhe jam me shpresë e sipër që gjërat do rregullohen vitin që vjen ku mund të impenjohem 100% me të gjitha këto, gjithmonë nëse do jemi mirë. Po, ika nga ekrani si mami e dy djemve dhe për këtë jam shumë e lumtur, sepse nuk është se puna më mbajti peng që të zhvilloja jetën time. Krijova familjen, që mendoj që është gjëja më e rëndësishme në jetë dhe puna i shërben asaj. Nuk është se kam sakrifikuar gjërat më thelbësore në jetë për hir të punës,”- tha moderatorja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al