24 Shtator, 2018

“West Side Family” bëhet sërish 3, ja cili këngëtar do t’i bashkohet grupit


Teksa kanë kaluar 3 vite nga ndarja nga jeta e Dr. Florit, miqtë e tij Armir Shahini dhe Landi Hysi ende e u kujtojnë me mall. Madje që pas vdekjes së tij, Landi dhe Armiri e patën të vështirë që të merreshin me grupin, duke e lënë disi “pas dore” West Side Family.

Por së fundmi ishte Landi ai që ka dhënë lajmin e gëzueshëm për fansat. Ai ka postuar një foto në profilin e tij në “Instagram”, ku shfaqet së bashku me Armirin dhe vëllain  e Dr. Florit, Alban Kondi. Ky i fundit mesa duket do t’i bashkohet grupit “West Side Family”.

“3 vite shumë të vështira pas 17 Nëntorit 2014. Shumë (mua përfshirë) menduan që ky është knockout për #WestSideFamily. Ashtu dukej dhe ndihej nfakt. 3 projekte shumë të mira erdhën pas dramës dhe sërish ishin 3 që filluan dhe po vazhdojnë. 3 duket të jetë numër i suksesshëm.3 pika për retiçencë.”- ka shkruar Landi.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al