2 Maj, 2023

‘Vuani’ nga aknet dhe poret e zgjeruara, pastroni fytyrën me uthull molle dhe do të mbeteni të habitur nga rezultatet


Keni dergjur që uthulla e mollës ka efekt pozitiv në flokë, aplikimi i saj është armë e besueshme në luftë kundër artritit dhe dhembjeve të nyjave, por ajo që dihet nga shumë pak është fakti që uthulla e mollës njihet si  aleat i shkëlqyeshëm në kurimin fytyrës.

Shumë persona vuajnë madje i kanë armikun e tyre kryesorë gjatë përditshmërisë problemet me lëkurën, si p.sh. skuqje, inflamacioni, aknet dhe poret e zgjeruara, uthulla e mollës është zgjidhje ideale.

Uthulla e mollës mund ta përmirësojë vlerën e pH-së së lëkurës tuaj, duke parandaluar paraqitjen e puçrrave dhe mbylljen e poreve, duke bërë që lëkura juaj as të mos thahet, e as të ketë tepër yndyrë.

Uthulla e mollës do ta përmirësojë ngjyrën dhe gjendjen e lëkurës. Mund ta nxisë qarkullimin e gjakut në kapilarët e vegjël, që janë përgjegjës për rrjedhën e materieve ushqyese në lëkurë. Do të mënjanojë bakteret e dëmshme dhe qelizat e vdekura të lëkurës.

Përmbajtja e sulfurit do ta reduktojë dukshmërinë e rrudhave dhe njollave të plakjes. Gjithashtu do të ndihmojë në mënjanimin e shtresave dhjamore në sipërfaqe të lëkurës dhe ta reduktojë dukshëm heqjen e saj.

Si ta aplikoni në fytyrën e tuaj:

Përzieni një të tretën e uthullës së mollës me dy të tretat ujë dhe tundeni mirë.

Vendoseni në fytyrën e pastër me një copë pambuku, e pasi të thahet lëkura vendoseni kremin hidratues.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al