19 Qershor, 2018

Vritet në moshën 20-vjeçare reperi i famshëm


Është vrarë në moshën 20-vjeçare reperi i njohur amerikan XXXTentacion, i cili u bë i famshëm falë dy albumeve hit të njëpasnjëshme.

Mediat e huaja shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në jug të Floridës një ditë më parë. Një person e ka qëlluar me armë zjarri.

20-vjeçari ishte një artist që gjithmonë u rrethua nga polemika gjatë karrierës së tij të shkurtër dhe aktualisht po përballej me akuza për dhunë në familje.

Ndërkohë lidhur me këtë ngjarje, policia vendase ka deklaruar se XXXTentacion, emri i vërtetë i të cilit është Jahseh Onfroy, u dërgua në spital përpara se të ndërronte jetë.

Gjithashtu bëhet e ditur se ai po dilte nga një koncesionar motorësh kur dy persona të armatosur iu afruan dhe njëri prej tyre e qëlloi. Menjëherë të dyshuarit që mendohet se kërkonin ta grabisnin, u larguan me një SUV me ngjyrë të errët.

Panorama Plus

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al