29 Prill, 2023

Vjehrrën aktore, kunatën princeshë, Gigliola kujton kohën kur ishte partnerja e Amosit


E ftuar në emisionin “Se luan topi” ish-partnerja e aktorit Amos Zaharia, Gigliola Haveriku ka rikthyer edhe njëherë kujtimet e marrëdhënies së tyre.

Përse mbaroi?

Është pak e zakonshme të thuash që u ndamë për mos përputhje karakteri por me të vërtete ajo ishte arsyeja ishim shumë të ndryshëm. Po si të gjitha dashuritë që fillojnë në një moshë të vogël kanë edhe finish pra mbarim.

Gazetarja:Po nëse ishit aq të ndryshëm çfarë ju bënte bashkë?

Gigliola: Arti, përditshmëria jonë  ishte shumë e njëjte

Ju keni bashkëjetuar?

Gigliola:Po për një kohë do me thëne ose shtëpia e tij ose e imja na bashkonte edhe pse kishim punë gjatë ditës.

Ajo është familje ku të gjithë janë të famshëm, si ishte Yllka Mujo si vjehrrë?

Gigliola: Yllka Mujo vetëm vjehrrë nuk është, është shoqe një person brilant shumë e mire pozitive jam ndjerë shumë rehat ruaj komunikim kam marrëdhënie të mire e ndjek akoma në shfaqje në teatër është një artiste e mrekullueshme ashtu si edhe Amosi një aktor i shkëlqyer.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al