20 Shkurt, 2018

Vjedhja e fotove, “Google” heq përgjegjësinë nga vetja


Në një përpjekje për të mos stimuluar piraterinë e imazheve, gjigandi  amerikan i teknologjisë ka përditësuar motorin e saj të kërkimit.

“Google” ka “zhdukur” butonin “View Image” (Shiko imazhin) në momentin që kërkon për foto në motorin e tij të kërkimit.

Ndërkohë në vend të kësaj, janë vendosur vetëm dy butona, “Visit”, që të adreson direkt te faqja që e ka publikuar këtë imazh dhe butoni tjetër “Share” (Shpërnda).

Për të marrë një imazh është e lehtë dhe për këtë procedura e zakonshme e një klikimi me të djathtën mbetet ende funksionale, por me këtë lëvizje “Google” heq përgjegjësinë e vet nga pirateria e imazheve.

Kjo do të thotë se që prej hyrjes në fuqi të këtij përditësimi të motorit më të madh të kërkimit në internet, përdoruesit e shkarkojnë imazhin që kërkojnë drejtpërdrejt nga faqja që e ka publikuar atë, duke iu nënshtruar kushteve të përdorimit dhe të drejtës së autorit të faqes në fjalë dhe jo atyre të “Google”.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al