22 Shtator, 2018

VIP-at e apasionuar pas shpejtësisë festojnë mbërritjen e motorëve “Honda” në Tiranë


Imoto Albania ka prezantuar të premten në mbrëmje në Tiranë mbërritjen e 18 modeleve “Honda Motor CO në Shqipëri”, gjatë një eventi në kryeqyetet ku morën pjesë shumë personazhe të njohur të botës së biznesit, televizionit e showbiz-it.

Modelet e reja ishin ekspozuar në ambientet e Qendrës Multikulturore ArTurbina, ku u mbajt inaugurimi për t’u dhënë mundësinë të apasionuarve pas shpejtësisë dhe motorëve luksozë t’i shihnin nga afër prodhimet e fundit, e pse jo t’i vinin syrin modelit të preferuar për ta bërë të vetin.

Me këtë rast, personazhe të njohur shijuan atmosferën e këndshme dhe u informuan për këtë hyrje të re në Shqipëri për të gjithë ata që nuk e fshehin shpirtin e aventurës.

Përfaqësuesit e Imoto-s në Tiranë prezantuan “Honda”- n dhe një projekt ambicioz në shërbim të gjithë eksploruesve të Shqipërisë. Më pas, personazhet VIP u bashkuan për një gotë në koktejlin, ku mes të ftuarve u përshëndetën me miqtë e tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al