7 Nëntor, 2017

Viol Xhafaj rrëfen jetën private: Nëna më thotë po ti pse s’ke të dashur


Viol Xhafaj, spikerja e lajmeve në ABC News, ishte e ftuar pasditen e sotme në programin ‘Rudina’.Përtej karrierës dhe punës në televizion ajo foli edhe për jetën e private. Viol  rrëfeu se për momentin nuk është e dashuruar, madje ka qenë e sinqertë me publikun teksa ka thënë se sapo ka lënë pas krahëve një lidhje të rëndësishme dhe është në një moemnt reflektimi dhe pauze.

“Për momentin nuk jam e dashuruar. Unë sapo kam lënë pas një gjë shumë të rëndësishme dhe ky është një moment pauze dhe për momentin nuk më shkon ndër mend”, tha Xhafaj. Vetëm pak kohë më parë ajo është ndarë nga Enio Civici, me të cilën kanë pasur një lidhje të gjatë, por që gjithmonë kanë preferuar ta mbajnë larg ekranit dhe publikut.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al