16 Dhjetor, 2017

Vin Veli tregon tregon se ku e gjeti forcën të kalonte humbjen e madhe në jetën e tij


Ketë te premte i ftuar ne emisionin ‘Oktapod ‘te Turjan Hyskes, në intervistën përballë pasqyrës ishte Dj Vin Veli, i cili rrëfeu jetën e tij në një formë ndryshe. Në këtë intervistë ai ka rrëfyer edhe për një nga momentet më të vështira në jetë, sikundër ishte largimi nga jeta në mënyrë të papritur e babait të tij.

I pyetur nga Turi se ku e gjeti forcën të kalonte këtë ai u shpreh : ‘’Ishte shumë e papritur. Nuk mendoj se një karakter i fortë nuk vuan, të gjithë vuajnë , por kush e ka forcën për ta kamufluar më mirë. Forca ka qenë gjithnjë profesioni im. Unë vazhdova me axhendën dhe me datat që kisha sepse e dija shumë mirë duke njohur natyrën  e tij dhe mbështetjen që më ka dhënë nuk do ma merrte për ters këtë gjë’’.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al