20 Shtator, 2017

Vila e Pablo Escobarit kthehet në resort me pesë yje


 

Kompania mediatike Netflix pas realizimit të serialit Narcos mbi jetën e Pablo Escobarit ka marrë kërcënime nga vëllai i ish kreut të kartelët së drogës.

Vëllai i Pablo Escbarit ka kërcënuar Netflix me një mesazh të frikshëm ku kërkon 1 bilion dollarë  nga kompania si dhe ju sugjeron të aktivizojnë rojet e sigurisë së lartë.

 

 

Kërcënimi vjen pak kohë pas vrasjes së Carlos Muñoz Portal , asistent i këtij  produksioni,  i cili ishte angazhuar për të gjetur zonat e realizimit të skenave në serial.

Asistenti u vra me armë brenda në makinën e tij në kufirin e Meksikës.

 

 

Ndërkohë në kërcënimin e tij vëllai i Pablos, Roberto de Jesus Escobar Gaviria, ka sugjeruar që Netlix nuk duhet të rikthehet në zonë pa lejën e tij.

 

‘Nuk dua që Netflix, madje asnjë tjetër produksion mediatik të rikthehet në Medelin ose në Columbi dhe të ketë të bëjë me mua apo me vëllain tim, aq më pak pa autorizimin e Escobar Inc.’ka thënë ai për The Hollywood Reporter.

‘Është shumë e rrëzikshme, sidomos nëse nuk merrni bekimin tonë. Ky është vendi im’-vijon ai.

 

71-vjeçari ka pohuar se produksioni nuk duhet të ul sigurinë për personat që kanë punuar për këtë projekt.

‘Jemi në bisedime me Netflix përmes avokatit tonë Browne George Ross LLP për të marrë pagesën e kërkuar prej 1 binion dollarësh’ ka paralajmëruar 71 vjecari.

‘Nëse nuk i marrim, do të na duhet ta mbyllim programin e tyre ‘të vogël’…’-ka mbyllur deklaratën e tij vëllai i Escobarit.

Ndërkohë janë publikuar disa pamje të super vilës së kapos së drogës, e cila gjendet në Meksikë. Kjo super vilë është transformuar në një resort luksoz me pesë yje./Gazeta Express/

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al