14 Qershor, 2022

Vijon shtyrja e koncerteve të Justin Bieber, këngëtari flet mbi gjendjen e tij: Po përballem me një stuhi, ja kush po më ndihmon


Shumë nga kocertet e Justin Bieber janë shtyrë pasi ai lajmëroi se vuan nga sindroma e rrallë “Ramsay Hunt” që i ka shkaktuar një paralizë të përkohshme të fytyrës.

“Për shkak të situatës shëndetësore të Justin, shfaqjet e kësaj jave Justice Tour në Madison Square Garden në Neë York City do të shtyhen,” shkruhej në një postim të shpërndarë në faqen e Instagramit.

“Justin po merr kujdesin më të mirë mjekësor të mundshëm dhe është i vendosur të rifillojë turneun sa më shpejt që ai dhe mjekët të ndiejnë se është në gjendje të vazhdojë. Detajet mbi shfaqjet e riplanifikuara MSG do të bëhen publike së shpejti.”- përfundon postimi.

Gruaja e këngëtarit, Hailey Bieber, ka shpërndarë postimin në Story dhe ka shtuar disa emoji me zemër të bardhë.

Ndërsa modelja, nuk ka folur ende publikisht për betejën e vazhdueshme shëndetësore të Justin, ajo thjesht ripostoi njoftimin e tij të premten.

Ndërkohë vetë Justin Bieber ka ndarë në llogarinë e tij në Instagram një shkrim për gjendjen e tij shëndetësore, ku thekson se do ta kalojë këtu “stuhi tmerruese” pasi Jezuzi është me të.

“Doja të ndaja me ju se si jam ndierë këto kohë. Çdo ditë ka qenë më e mirë dhe mes gjithë parehatatisë kam gjetur paqe në atë që më ka krijuar dhe më njeh. Jam kujtuar që Ai di gjithçka për mua. Ai njeh anët më të errëta të miat që nuk dua t’i njohë askush dhe Ai më mirëpret vazhdimisht në krahët e tij të dashur. Kjo prespektivë më ka dhënë paqe gjatë kësaj stuhie tmerruese me të cilën po përballem. E di që kjo stuhi do të kalojë por ndërkohë, Jezusi është me mua.”- thuhet në postimin e këngëtarit.

LEXO EDHE:  U shfaq me gjysmën e fytyrës të paralizuar, Justin Bieber ka një kërkesë për fansat: Lutuni për mua, kjo gjë po më…

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al