24 Shkurt, 2023

Vijon krisja e marrëdhënieve mes Dea Mishel dhe Oltës: Nuk kam pikën e besimit


Vijojnë debatet mes Oltës dhe Dea Mishel. Dy vajzat, të cilat fillimisht kanë qenë mike të afërta, tashmë poshkojnë drejt ftohjes së këtij raporti. Shpesh herë të dyja vajzat janë përplasur mes njëra-tjetrës, çfarë ka sjellë edhe ftohjen e këtyre raporteve.

Së fundmi ka qenë Dea Mishel se është shprehur se nuk ka aspak besim tek Olta. “Këtu nuk ka miqësi, ka aleanca, çështje besimi  në lojë. Nuk ka asnjë banor që kam besim në lojë. Vetëm ata të dy (Amos, Bjordi), as te Olta nuk kam pasur besim…”, u shpreh blogerja.

Nga ana tjetër edhe Olta nuk i ka pasur të rralla rastet ku e ka shprehur haptazi pakënaqësinë e saj ndaj Deas. Mbetet për t’u parë sesi do të vijojë marrëdhënia mes dy konkurrenteve në ditët në vijim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al