25 Dhjetor, 2017

Video/Venera dhe Lindi ‘’të përzgjedhurit’’ e Donald Lu, ja përshëndetja e fundvitit


Në ditën e Krishtlindjeve Ambasada Amerikane ka sjell urimin për shqiptarët kudo që ndodhen. Me kitarë dhe në harmoni me njëri-tjetrin ata kanë kënduar ‘’Jingle Bells’’ në një version mjaft interesant. Stafit të diplomatëve të ambasadës i janë bashkuar edhe këngëtarët Lind Islami dhe Venera Lumani, me sa duket ‘’të përzgjedhurit’’ e ambasadorit Donald Lu. Vetë ambasadori ka surprizuar i veshur me kapuç, dorashka dhe shall.

Postimi:

Shumë urime për Krishtlindje të gëzuara dhe një Vit të Ri të lumtur nga e gjithë skuadra jonë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara. Shumë falenderime për Venerën dhe Lindin për këtë version të mrekullueshëm të Jingle Bells.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al