16 Nëntor, 2017

Video/Rrëfehet Ori Kuçi :U bëra pjesë inatesh mes pedagogësh, ja si mu thye ëndrra për..


Spektakli i muzikës “C’est la vie”, ka sjellë në vëmendjen tonë emra njerëzish publikë të fushave të ndryshme , që mund të jenë të suksesshëm në atë që bëjnë, por që kurrë nuk i kishim parë të mernin mikrofonin në dorë dhe të këndonin. Një prej tyre është edhe Ori Kuçi. Sipërmarrësja e ftuar këtë pasdite tek ‘Rudina’ ka rrëfyer edhe më shumë rreth kësaj eksperience, ku është shprehur se nuk është krejt rastësore në muzikë, pasi ka qenë në Lice.

“Unë kam studiuar për kanto në Lice dhe kam marrë pjesë në aktivite të ndryshme. Kur kam qenë e vogël kam kënduar. Pas përfundimit të gjimnazit nuk kam kënduar më kurrë përveçse me miq dhe në familje.

U futa plot pasion, dëshirë dhe vullnet në Lice dhe dola vetëm me talentin. Nuk ka qenë një periudhë shumë e mirë në sistemin shkollor, nuk dua ta hap më atë temë, por unë u bëra pjesë inatesh mes pedagogësh se përse studioja në një vend dhe jo në një tjetër dhe m’u thye ëndrra”, tha Kuçi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al