12 Mars, 2018

Videoja me më shumë se 6 milionë klikime, nuk do të jeni më njësoj pasi të shihni këtë telefon


Reklamat janë si telefonat, vijnë e ikin dhe nuk ndikojnë në botën tonë të vogël. Por nëse të del një vepër si kjo, me emrin AGM X2 do të të çorientojë komplet, shkruan CNET

Kompania kineze AGM është e njohur për krijim e telefonave të fortë dhe të qëndrueshëm. Kjo reklamë, jam i sigurtë që është një nga më rezistentet të bëra ndonjëherë.

Ndërkohë në video do të shihni një grua në spital teksa po priste lajme nga i shoqi, i cili ishte në operacion. Kur del kirurgu nga salla e operacionit i thotë se ai vdiq, “por kam një lajm të mirë për ty”.

Në reklamë thuhet se lajmi i mirë ishte se kirurgu i kishte digjitalizuar vetëdijen e trurit të të shoqit, dhe e kishte vendosur në një telefon AGM X2. Ju nuk menduat se do të ndodhte kjo, apo jo?

Siç shihet edhe në video, gruaja më pas e mbante telefonin kudo që shkonte duke biseduar me të shoqin. Dhe madje ka dhe batuta humori, kur e shoqja i thotë se çfarë të të ble për të ngrënë dhe ai ia kthen që ka nevojë për karikim. Por papritur asaj i bie telefoni, pra truri i të shoqit, në lumë.

Dikush e peshkoi dhe e nxori telefonin dhe u ndez menjëherë ku i shoqi shfaqet duke fjetur. Uh, po harruam diçka. Telefoni është rezistent ndaj ujit.

Një zëdhënës i AGM thotë se që kur spoti ka dalë në fund të janarit ka marrë më shumë se 6 milionë klikime në platformën e videove për telefona MIAOPAI.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al