28 Mars, 2024

Videoja bëhet virale/ Fansja po bënte foto me Dua Lipën, truproja i këngëtares e godet dhe i thyen telefonin


Një video e këngëtares shqiptare me famë botërore, Dua Lipa me të dashurin, Callum Turner po bën xhiron e rrjetit.

Kjo pasi badigardi i këngëtares i ka përplasur në tokë telefonin një fansje duke e goditur në dorë, për shkak se ajo po përpiqej që të bënte një foto me artisten.

Në këtë moment aktori i ka kapur dorën Duas dhe të dy kanë ecur së bashku pa kthyer kokën pas.

Veprimi i këngëtares është komentuan nga fansat e saj në rrjetet sociale, ku disa nga ata mendojnë që Dua duhet të kishte bërë një foto me fansen, dhe të tjerë mbështetën veprimin e truprojës duke thënë që kjo është detyra e tij që të mbrojë këngëtaren.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Viral Pop Culture (@viralpopculture)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al