10 Nëntor, 2017

Video/Gazetarja rrëfen ‘dramën e jetës’, ja çfarë më bëri të kaloj puna në terren


Gazetarja e kronikës, Anduena Llabani ishte sot e ftuara e radhës e emisionit të pasdites ‘rudina’ ku rrëfeu më shumë detaje rreth rrugëtimit të saj personal dhe profesional. Ajo ka ndarë me publikun një rrëfim interesant edhe për punën e saj, atë të gazetares së kronikës, një punë sa tërheqëse në koncept, po aq edhe e vështirë, pasi njihesh në mënyrë direkte me dramat apo fatkeqësitë njerëzore.

Ajo tregoi një prej momenteve më të vështira që ka kaluar për shkak të profesionit, çka i ka shkaktuar edhe një problem emocional.

Llabani tha ngjarja e 9 Janarit ku u mbytën rreth 21 persona e ka bërë gazetaren të kalojë një periudhë të vështirë, ku sipas saj për rreth 3 muaj nuk flinte dhe kishte humbur shumë në peshë.

“Ka qenë një moment i vështirë në jetën time që pati pasoja edhe në shëndetin tim, kam kaluar një depresion të vogël, ka qenë ngjarja e 9 janarit ku u mbytën 21 persona. Aty nuk ndodhi gjë, por një vit më pas kur bëra një dokumentar për të pathënat e 9 janarit pata një rikthim të të gjithë ngjarjes. 3 muaj kam pasur një gjendje depresioni, por e kam kaluar”, tha Llabani.

 

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al