3 Tetor, 2022

VIDEO/ Yll Limani kapet në befasi, fansja ngjitet në skenë në mes të performancës! Reagimi i artistit bën xhiron e rrjetit


Koncertet e këngëtarëve janë të mbushura me surpriza e të papritura.

E një surprizë duket se e kishte rezervuar edhe një fnase për Yll Limanin, i cili këtë verë është komentuar shumë për kiminë e tij me Elvana Gjatën. (KLIKO)

Gjatë koncertit të fundit nga artistit nga Kosova një fanse është ngjitur në skenë duke kapur të papërgaitur truprojat. Ajo ka vrapuar drejt Yllit, e ka puthur e përqafuar duke u larguar më pas.

Edhe pse i kapur në befasi, Ylli e ka kaluar me qetësi situatën, duke i dhuruar me delikatesë një përqafim. Videoja është bërë virale në rrjetet sociale ku komentet pozitive për Yllin kanë qenë të shumta.

Kjo vjen pas videos virale të Yllit me Elvana Gjatën. Dy artistët kanë realizuar së fundmi një koncert të përbashkët, ku si gjithnjë Elvana ishte veshur me shumë stil por edhe shumë provokuese. Këngëtarja kishte zgjedhur një body blu që ekspozonte format e saj për tu patur zili.

Teksa po performonte me Yllin, Elvana ka provokuar me disa lëvizje duke kthyer shpinën nga ai dhe turma. Në këtë moment, Ylli nuk ka duruar dot dhe ka bërë disa shprehi në fytyrë që u shoqëruan me brohoritje teksa janë bërë virale në rrjetet sociale. Dhe sigurisht njerëzit i japin të drejtë- Elvana është Elvana.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al