17 Gusht, 2023

VIDEO/ U tha se ofendoi keq shqiptarët, Jori Delli sqaron publikisht deklaratën e partnerit të saj italian: Nuk ka lidhje me…


Modelja Jori Delli prej disa ditësh po përflitej se ishte në një lidhje me reperin italian, Fred De Palma.

Rreth dy ditë më parë, ai postoi foto në rrjetin social Instagram duke u puthur me një vajzë, por pa i zbuluar portretin dhe menjëherë ndjekësit e identifikuan si ish-banoren BBV.

Nuk vonoi shumë dhe modelja e konfirmoi lidhjen e saj pasi publikoi pamje të reperit gjatë një koncerti ku ai dëgjohet duke thënë: “E dashura ime është shqiptare”.

Sakaq Jori e shoqëroi videon me një emoji zemre dhe flamurin shqiptar.

Mirëpo duket se fjalët e reperit në ‘freestyle’-n e tij janë keqkuptuar nga publiku shqiptar dhe Jori vendosi të sqaronte të gjithë keqkuptimin me anë të një videoje në InstaStory.

“Mos fol për të dashurën time se do hash dru, se e dashura ime është shqiptare. Sikur gjasmë do e rrah se jam shqiptare. Në vendin e budallenjëve je budalla i vendit. Nuk ka lidhje me Shqipërinë, djali është Italian”-dëgjohet të thotë ish-banorja.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al